Aksident në Tepelenë/ Makina përplas të moshuarën, ja cfarë ndodh me drejtuesin e mjetit

0
116

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Një makinë me drejtuesi një 51-vjeçar ka përplasur të moshuarën 69 vjeçe. Pasi u aksidentua, e moshuara është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 51-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkin të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Rrugët më të rrezikshme për të udhëtuar në vendin tonë janë tre segmente në veri të vendit, kryesisht në aksin Shkodër-Lezhë dhe dy të tjera në jug, rruga që lidh Lushnjen me Beratin dhe ajo Pogradec-Korçë. Një përpunim i të dhënave zyrtare nga Open Data Albania ka dalë në përfundimin se 1646 persona humbën jetën në 7 vitet e fundit në aksidente fatale.

Mbi arsyet na tregon më shumë eksperti Fatmir Hasho.

“Në atë qarkullojnë shumë përdorues rruge, mjetë, biçikleta dhe njerëz që kalojnë nga njeri krah në tjetrin. Që nga Shkodra deri në Koplik apo edhe Han i Hotit, shkelja me e madhe është parakalimi i gabuar ku nuk lejohet. Qe nga Shkodra deri në Lezhë, po ashtu nga Miloti deri në Lezhë. Në jug kemi rrugën nga Lushnja deri në Berat, nga Pogradeci në Korçë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here