“Ballkani i Hapur”, Rama do vizitojë sërish Serbinë

0
128

Ditën e martë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Serbisë. Kjo pasi në datat 3 dhe 4 nëntor ai do të jetë i pranishëm në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes 3 vendeve që kanë firmosur për iniciativën “Ballkani i hapur”.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët. Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina që refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

Sa i përket Kosovës, ajo ka qenë e qartë se nuk do të bëhet pjesë e saj duke e konsideruar një nismë në favor të Beogradit për idenë e “Serbisë së Madhe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here