Athina zyrtare: Nuk ka hyrje në BE pa emrin e ri Maqedonia e Veriut

0
132

Pas mesazhit të djeshëm të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias se marrëveshjet duhen respektuar pavarësisht nga qeveritë, sot në Parlamentin grek foli ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvatsiotis. Mesazhi është i qartë – Shkupi të mos e kthejë retorikën nacionaliste, përndryshe Greqia do të bëhet pengesë për hyrjen e Maqedonisë në BE.

“Më duhet të pranoj sa vijon: jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ripërcaktojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën negociuese është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës”, tha Varvatsiotis.

Politikanët grekë e quajnë stuhi politike situatën në Maqedoni dhe për ta është e pasigurt se si do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar nga Dimitrov dhe Kotzias, nëse do të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Mickoski sot sërish preciz, do ta ndryshojë realitetin e Marrëveshjes së Prespës kur të vijë në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here