Këlliçi akuza Bashës: More një vendim nul, do të marrë pjesë në Foltore

0
190

Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha.

“Sot unë personalisht në bazë të garës ka që pasur PD jam vënë në dijeni nga Basha për nisjen e procesit për zgjedhjet e kryetarit të ri të forumit rinor të PD. Sot vendosa në dijeni edhe Bashën për pjesëmarrjen time ditën e diel në me të rinjtë në Foltoren e thirrur nga Sali Berisha. Sot jam vendos në dijeni për një proces i cili në gjykimin tonë konsiderohet “nul”. Ne kemi përfunduar mbledhjen në forumin rinor të PD.

Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të rë. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here