Atentati /Ekzekutimi në Fier, ekzekutohet me kallashnikov Kasaj, 2 të plagosur

0
187

 

 

kkNë aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kthesa e mullirit të artë” është vrarë me armë zjarri shtetasi Denis Kasa, 44 vjeç dhe janë plagosur shtetasit Elton Margariti e Klement Kastrati, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

 

Autorët e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier duket se kanë qenë i mirë përgatitur. Ata kanë ndjekur tre shokët që udhëtonin me automjetin tip “Benz Evo” me targë AA 414 LC që nga Tiranë deri në hyrje të qytetit të Fierit. Kur automjeti i tyre ka hyrë në vendin e quajtur “kthesa e Murit të Artë” ka pasur shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vdekur Denis Kasaj, 44 vjeç nga Patosi. Ndërsa u plagosën Elton Margariti, 42 vjeç nga Patos dhe Klement Kastrati, 31 vjeç nga Fieri. Kasaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Benz”, ndërsa një prej të plagosurve ishte shofer kurse tjetri ishte ulur në sediljen e pasme.

Armë e makina

Në vendngjarje janë gjetur dy armë kallashnikov, njëra në makinën ku udhëtonte viktima, ndërsa arma tjetër u gjet pak metra larg makinës. Makina ku u gjet viktima është përfshirë nga zjarri dhe policia thotë se ende nuk është verifikuar nga ka ardhur dhe po punon për rindërtimin e plotë të skenës së krimit. Dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me armë, janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, të cilën e kanë djegur në mes të një are rreth 1 kilometër nga vendngjarja.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa forcat e policisë lokale dhe FNSH­së së Fierit kanë nisur kontrollet në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.