Analisti politik serb dhe njëkohësisht Kryetari i Bordit të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç ka deklaruar në emisionin “Different Radio Connection” se Serbia i paguan Richard Grenell 100 mijë dollarë në muaj.
Nga një fact-check, ky rezulton një lajm i rremë. Në lidhje me këtë gjë ka reaguar vetë ambasadori Grenell në rrjetet sociale.
“Do të ishte e bujshme nëse do të ishte e vërtetë. Por është totalisht lajm fals.
Ajo që është patetike është që ju e quani veten gazetar dhe publikoni lajme pa kontrolluar akuzat.
Kjo quhet gosip dhe jo gazetari.
Gjithkush duhet të dijë se të gjitha pretendimet e tregimeve tuaja janë të rreme,” shkruan Grenell.