Deputeti Agron Shehaj ishte ditën e sotme në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar vërtetësinë e formularëve në Njësinë 5 dhe 7 ku ishte drejtues politik.
Shehaj ka marrë në telefon delegatët e këtyre njësive, të cilët kanë pohuar se kanë firmosur formularin e mbajhtjes së Kuvendit në 11 dhjetor.
Pas këtij veprimi të përgjegjshëm të deputetit Shehaj, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i PD, ku përmes një deklarate e dalë nga zyra e Bashës thuhet se veprimi i Shehajt është një show mediatik dhe se ai nuk njeh delegatët e këtyre dy njësive.
Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, Grupseksioni 7 i Njësisë 5 thekson se janë 90 % e delegatëve që kanë firmosur dhe se deklarata e PD-së nuk ka të bëj me ata.
Postimi i plotë:
Kjo deklaratë nuk ka të bëjë me grupseksionin 7 të degës 5. Ne kemi firmosur 90% si grupseksion…
Si ne kanë firmosur edhe pothuajse gjithë grupseksionet e tjera të degës..