Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit me armë

0
113

Sot në Deçan janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, në sulmin tragjik në Gllogjan, ku një person qëlloi me armë zjarri autobusin që po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Në mesin e personave që kanë ndezur qirinj ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.

Autori i sulmit të rëndë nuk është identifikuar ende. Mbrëmë rreth orës 19:00, autori me kallashnikov, ka sulmuar një autobusin duke lënë të vdekur tre persona dhe një të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here