“E kam parë vetë kushtetutën e re”, Kokalari zbulon planin e PD: Po zbuloj se do të kthehet në parti…

0
267

Aktivistja, Evi Kokalari:

Për ju që jeni në Shqipëri dhe nuk e shikoni këtë sallën dua t’ju them zoti Berisha se këtu janë mbi 700 veta.
Di t’ju them që realiteti është që PD do konvertohet në një parti konservatore. E kam parë vetë kushtetutën e re të PD dhe nuk duhet të flas për të por më besoni është njësoj si ajo e partisë Republikane në SHBA.

Foltorja sot do jetë pak e gjatë se është e vetmja që do bëjmë në Amerikë. Ne si komunitet shqiptaro-amerikanë kemi një mision duhet të jemi shumë afër kongresmenëve sepse në raste të tilla që po kalon tashmë Shqipëria na duhet ndihma e tyre dhe gjithashtu edhe për Kosovën. Secili nga ju mund të bëjë një ndryshim dhe merreni shumë seriozisht këtë, deri tani e keni bërë luftën vetëm por imagjinoni të jemi të gjithë bashkë për kongresin. Dua të falenderoj edhe njerëzit nga Vatra ju e dini se kam pasur një debat me ta së fundmi por ata duhet të na rrinë edhe më shumë krah nesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here