Meta nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” atletin e ndjerë Kastriot Sulçe: Shembull për të rinjtë, dha kontribut të vyer në lëvizjen studentore e përmbysjen e regjimit!

0
108

Presidenti Ilir Meta, ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, atletin shqiptar, Kastriot Sulçe.

Meta shkruan, se edhe pse ai dhe familja e tij u internuan dhe diskriminuan, prapë, Sulçe stërvitej, duke mos braktisur kështu ëndrrën e tij.

Kreu i Shtetit, thekson se Sulçe pati dhënë një kontribut të veçantë në përmbysjen e regjimit, në dhjetor të 1990.

Postimi i Ilir Metës:

Sot pata kënaqësinë të nderoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, rekordmenin e atletikës shqiptare, të paharruarin Kastriot Sulçe.

Edhe pse për shkak të persekutimit politik dhe internimeve familjare u diskriminua dhe u privua të stërvitej, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, ai kurrë nuk u thye, nuk u dorëzua dhe nuk e braktisi ëndrrën për të qenë kampion duke mbetur përgjithmonë një shembull frymëzimi për më të rinjtë.
Nderimi i Tij, sot në Ditën e Rinisë, është edhe një shprehje vlerësimi për kontributin e veçantë të dhënë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90, që përmbysi regjimin më mizor të kontinentit dhe solli Demokracinë, Lirinë dhe Pluralizmin Politik.

Falenderoj futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Jani Kaçi, që gjithmonë është kujdesur për të lartësuar me meritë figurën e atletit të jashtëzakonshëm, kampion kombëtar me fanellën e “Skënderbeut”, Kastriot Sulçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here