I “kulluari” Basha: Askush nuk ka bërë më shumë se unë kundër korrupsionit

0
161

Në një prononcim për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar, kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, tha se PD ka bërë beteja të forta kundër korrupsionit.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot në ditën ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, përfaqësuesin e Lartë të shteteve të  Bashkuara të Amerikës zotin Escobar. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe më shumë interes Kombëtar i Shqipërisë. Është ajo për të cilën Partia Demokratike, ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite.

Që nga iniciativat tona për dekriminalizimin e politikës, tek miratimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, me insistimin e Partisë Demokratike, tek ligji për SPAK-un dhe BKH-në, po kështu të miratuara me iniciativën dhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore të Partisë Demokratike dhe mbështetjen amerikane, tek iniciativa jonë për Vettingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar, të gjitha këto dëshmojnë se Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që është kyçi për zgjidhjen e gjithë problemeve që ka Shqipëria sot.

Nga demokracia e plagosur rëndë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, tek sundimi i ligjit dhe dhënia fund të pandëshkueshmërisë dhe siç e kemi parë tashmë me një hap të shpallur, siç është ai i sanksioneve siç edhe ai ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë, edhe sa i përket pra midis politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krimit të organizuar,” tha Basha.

“Diskutuam padiskutim edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e reformave ku kyç mbetet një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar. Natyrisht ku e dini që këtu Partia Demokratike ka disa iniciativa kushtetuese dhe ligjore duke përfshirë vettingun e politikanëve dhe shumë shpejt ashpërsimin e dënimit të politikanëve të zgjedhur me votat e krimit si një hap i parë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here