Kuvendi i 11 Dhjetorit, Këlliçi: Do të shkarkojmë Bashën dhe do të ngrihet një komision politik për drejtimin e partisë

0
159

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi ka dhënë detaje për  Kuvendin e PD-së që do të mbahet në 11 dhjetor. Këlliçi deklaroi për ABC se do të ketë transparencë të plotë për emrin e çdo delegati që do të marrë pjesë në Kuvend. Deputeti i PD tha se këtë të shtunë, demokratët do të shkarkojnë me votën e tyre Lulzim Bashën dhe partia do të drejtohet nga një Komision i përkohshëm politik.

“S’ka si të mos njihet ky Kuvend që është i delegatëve. Këtu nesër do të ketë deputetë anëtarë kryesie, kryetar degësh, drejtës të lartë ndër vite, kryetarë bashkie. S’mund ta çoj në asnjë skutë në mendje në një skenar që lidershipi i vulës nuk njeh partinë e vetë. Unë nuk do të doja që nesër të  shënohet një ditë shumë e zezë në rekordet e demokracisë botërore. Duhet të shohim vendimarrjen e kuvendit. Çdo vendimmarrje është legjitime e këtij kuvendi. Është Kuvendi që prevalon mbi çdo organ dhe funksion në PD.  Do të ketë risi. Nga ana tjetër do të ketë mocioni për shkarkimin e kryetarit të PD-së.

Mund të ngrihet një komision i përkohshëm në menaxhimin politik të partisë. Po bëjmë tre muaj që kemi hequr fokusin kryesor nga beteja me Ramën duke e fokusuar brenda partisë. Nga nesër e gjithë vëmendja do të rikthehet te përballja me qeverinë. Rama çdo ditë e më shumë në pushtet i heq mundësinë vendit për të patur rritje ekonomike”, tha Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here