Ende pa u inaguruar dhe vënë në punë, hyrja e tunelit “Delvinë – Kardhiq” është shembur
Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat dhe gurët për shkak të një shembjeje të regjistruar këtë pasdite. Nuk dihet nëse shembje ka edhe në pjesën e brendshme të tunelit.
Kujtojmë se tuneli me gjatësi 1613 metër u hap plotësisht pak muaj më parë, ndërsa në të gjithë aksin janë duke u kryer punime finale.
Tuneli është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.