Gazment Bardhi duhet të paditet në SPAK! Shkeljet!!!!

0
228

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar ka paditur sot në SPAK, dy deputetë dhe dy sekretarë të PD. Ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Menjëherë pas këtij nuk kanë vonuar reagimet për këtë lëvizje.

Sipas aktivistit, Gjorg Kodra, nëse ka person që ka falsifikuar vulën e stampën është ai që ka përpiluar kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

Sipas të njëjtit, kjo nuk është e vetmja vepër penale në kallëzim.

LEXO EDHE:  Gjykata franceze nuk ka juridiksion mbi vendimin e DASH

 

 

Kodra shkruan në një status në rrjete sociale se Gazment Bardhi, hartuesi i kësaj padie ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë

“Në fakt nëse ka person që ka falsifikuar vulën e stampën është ai që ka përpiluar këtë kallëzim. Madje, kjo nuk është e vetmja vepër penale në këtë dokument.

Gjithashtu deputeti Bardhi ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë dhe kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”, shkruan Kodra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here