‘Konsolidon të ardhurat’, Presidenti Meta dekreton ligjin për akcizat

0
120

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin për akcizat, duke argumentuar se konsolidon të ardhurat nga akciza nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian.

NJOFTIMI

16 dhjetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here