Berisha: Pjesëmarrje maksimale nesër në referendum, jetike vota e lirë e anëtarësisë

0
242

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh falënderues për të gjithë komisionerët e qendrave të votimit për ditën e nesërme, duke i quajtur ‘komisionarë të Referendumit të shpresës’.

‘Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim’, shkruan Berisha në Facebook.

‘Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD’, ka theksuar ish-kryeminsitri Berisha.

 

 

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Drejtuar komisionerëve te Referendumit te Shpreses

Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i  çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here