Topi zbulon prapaskenat: Tadiç më kërkoi kur isha President të flisnim edhe për Kosovën, por si unë edhe qeveria “Berisha” nuk pranuam. Sot kjo po ndodh me Ramën

0
146

Duke komentuar procesin e “Ballkanit të Hapur”, ku sot u mbajt samiti i radhës në Tiranë, ish-presidenti Bamir Topi kujton planet e hershme të Serbisë.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Topi tha se gjatë periudhës kur mbante detyrën e kryetarit të shtetit ka marrë propozime nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç. Ish-presidenti zbuloi se Tadiç i kishte kërkuar më shumë se njëherë që të thellonin bashkëpunimin dhe në axhendë të përfshihej edhe Kosova.

Topi theksoi se atëherë kanë qenë në unison, si presidenti, ashtu edhe kryeministri dhe kryetarja e parlamentit se Kosova ka strukturat e veta dhe komunikimi nuk mund të bëhet përnes Shqipërisë. Sipas ish-presidentit ajo që u ndalua të ndodhet atëherë, po ndodh tani.

“Gjatë periudhës kur kam qenë në Presidencë ka pasur takime intensive midis lidershipit politik në Ballkan. Kemi biseduar, në atë kohë në Serbi ishte Boris Tadiç. Më shumë se njëherë më ka kërkuar që ne të thellonim bashkëpunimin, ku në axhendë të trajtohej edhe Kosova. Dhe politika shqiptare ka qenë e formatuar gati në unison duke dhënë një përgjigje, si unë, si kryeministri edhe kryetarja e parlamentit. Në momentin kur Kosova ka strukturat veta atëherë i gjithë ky komunikim, nuk ka pse të mbahet për Kosovën nga Shqipëria. Dhe ajo që nuk ndodhi atëherë po ndodh tani.

Unë nuk besoj se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës realizohet në konferenca për shtyp. Janë marrëdhënie organike.  Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës faktori shqiptar në rajon konsiderohej mjaft solid. Nuk ishte forcimi i arsenalit luftarak, por atij politik. Ishte forcimi i një komunikimi në sinkron. Të vendosësh në këtë lloj raporti ato ekonomike duke injoruara ato politike mendoj se është bërë një dëm jo pak i vogël për Kosovën”,-deklaroi Topi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here