‘Pagesa nga 15 apo 20 milion lekë në muaj’/ Llogaritë stratosferike tregojnë sa të ‘pavarur’ janë disa analistë

0
120

Skandali me pasoja kriminale mbi publikimin e pagave të mbi 637 mijë personave duhet dënuar penalisht nga drejtësia në kohë rekord.

Por si gjithmonë, çdo e keqe ka edhe një të mirë!

Nëse shikon me kujdes emra analistësh apo njerëz nga bota e medias shqiptare vëren se pagat e tyre janë të jashtëzakonshme, stratosferike.

Ose me saktë nëse nuk do të dilte data base, nuk do të kishim kurrë mundësi të merrnim vesh se nga u vijnë burimet financiare te pa imagjinueshme.

Edhe gazetarë të njohur të CNN apo BBC, bile edhe drejtues të këtyre stacioneve prestigjoze ndërkombëtare, nuk kanë rroga të tilla mujore siç dalin disa emra analistësh shqiptarë dhe kosovarë, për të cilët kishte dyshime se pse e ngrinin zërin nëpër studio televizive, por kur shikon rroga mes 15 milion deri në 22 milionë lekë në muaj kupton qartë se sa të “pavarur” janë ata!

Dhe kur shikon se kush ua paguan nga ky publikim, dalin pronarët e vertetë të zërit të tyre të “lirë”.

Por nga data base që u publikua sot shikon se si disa analistë paguhen në vende pune që nuk kanë asnjë lidhje me punën në media.

Natyrisht që ato janë paguar dhe u bëfshin mirë, por së paku të mos na çajnë trapin me moralin e tyre të pështirë si gjoja njerëz të drejtë e që janë të lirë nëpër studio televizive kombëtare.

Ata (emrat nuk po ua përmendim derisa të pyesim një avokat nëse përbën shkelje ligji) nuk duhet të na tregojnë ligjin, barazinë, luftën ndaj pabarazisë, etj nëpër studio që kanë licensë kombëtare. Natyrisht që janë media televizive private, por licensa mbetet pasuri publike e të gjithë shqiptarëve dhe ata që na bëjnë moral, të mos duken si shenjëtorë.

Natyrisht që disa analistë apo gazetarë me emër punojnë në mënyrë titanike dhe e meritojnë, por sëpaku disa syresh, pas këtij publikimi doli se ku paguhen.

Nuk po flasim kësaj here se nga u vijnë këto shuma marramendëse eurosh, porse po mjaftohemi me dyfytyrsinë e tyre kur i shikojmë nëpër studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here