Skandali i targave, eksperti sheh rreziqe më përtej: Atëherë janë marrë dhe shenjat e gishtërinjve

0
183

Eskperti i IT, Gent Progni, e konsideron edhe më të madh dhe të rrezikshëm, skandalin e publikimit të targave të automjeteve me emrat e përdoruesve të tyre. Po cili është rreziku që vjen më pas? Në Fb, Progni e sqaron:

“Skandali sa vjen dhe bëhet më i madh. Informacionin për targat e kemi në tre servera, – shkruan eksperti. – DPSHTRR, AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) dhe AKSHI

Marrim rastin e parë, DPSHTRR. Nëse janë marrë këtu, atëherë janë marrë patentat dhe shenjat e gishtërinjve që ne kemi lënë në këto institucione. Marrim rastin e dytë, AMF. Nëse janë marrë këtu, atëherë janë marrë të dhënat bankare, informacionet për fondet e pensioneve dhe fondet e investimit. Marrim rastin e tretë, AKSHI. Nëse janë marrë nga këtu, kaq!” nënvizon ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here