Nga Sali Berisha
Të dashur miq, dje në 30-vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng-Basha me urdhër të pengmarrësit të tij Edvin Rama, në një akt intolerance dhe urrejtje për fjalën e lirë, përzuri me dhunë nga zyrat e veta në Selinë e Partisë Demokratike gazetën Rilindja Demokratike, gazetarët e saj.
Deputeti Lulzim Basha me dëbimin e gazetarëve të gazetës Rilindja Demokratike kreu ndaj kësaj gazete një akt të pashembullt, të cilin nuk e ndërmorën në lindjen e saj diktatori Ramiz Alia, as dhe rebelët komunistë që erdhën në pushtet me flakë dhe tym në vitin 1997.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë dhunim të pashembullt të fjalës së lirë, gazetarëve dhe gazetës Rilindja Demokratike në 31-vjetorin e tyre, ju bëj thirrje shoqatave të gazetarëve të vendit dhe të huaja, si dhe institucioneve ndërkombëtare, zyrave të OKB, OSBE, KE, PE, që merren me lirinë e medieve, të dënojnë këtë akt të pashembullt banditesk ndaj medieve të deputetit peng të qeverisë, Lulzim Brava.