BURIMET! Një personalitet i BE negocioi me Lulzim Bashën dorëheqjen e tij, oferta u refuzua

0
724

Një personalitet i njohur në politikën e Bashkimit Europian mësohet se ka qenë në kontakt me Lulzim Bashën për të negociuar dorëheqjen e tij dhe largimin e butë nga selia.

Burime në Bruksel bëjnë të ditur se janë shkëmbyer sms dhe biseda por ende nuk është arritur në një konkluzion.

Basha ende nuk e ka pranuar ofertën e paraqitur. Por kontaktet e shkëmbimet vazhdojnë. Personaliteti në fjalë është pranë Partisë Popullore Europiane por edhe me lidhje me të majtën europiane.

PPE si rregull nuk përzihet zyrtarisht në çështjet e brendshme të partive anëtare. Në rastin e Bashës thotë se mbështet një PD të bashkuar si opozitë efektive ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Burimet të sigurta thonë se duke shpresuar që Basha të pranojë nuk do të ketë për momentin prononcim publik.

SYRI NET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here