Shqiptarët nuk merren vesh me njëri-tjetrin, një i plagosur në Prizren pas konfliktit të çastit

0
113

Një sulm i armatosur ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj thote se bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje e castit.

“Bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ku në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri dhe e ka goditur në këmbë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here