Braktiseni modelin e të keqes, kërkon t’jua shesë si model suksesi

0
163
Nga Kastriot Islami 

Të shikosh gazetarët e opinionistët e klientelës ccdo natë në tv-kombëtare është bërë e neveritshme e nausea-ndjellëse, sidomos kur këta sharlatanë të paguar majmërisht e ndryshe nga shumë kolegë të tyre përpiqen që mediokritetin e injorancën e pagatorit të tyre t të tyre, shokut të ngushtë të hajdutëve, mikut të kriminelëve dhe vëllaut të trafikantëve të na e shesin si kulmin e diturisë, si gjenealitet të kulluar, si zgjuarsi e mënccuri sipërore, si sukses të madhërishmit sulltan shqiptar, si sukses të ‘birit më madh të kurvës’, të deklamuar me elokuencën e rrallë të ‘rilindasve’ tanë.

Ka vetëm një zgjidhje: braktiseni, braktiseni sa më shpejt dhe pa asnjë hezitim këtë teatër absurd të këtij individi që mburret si ‘bir kurve’, por që është veçse një injorant pervers, përndryshe kjo çmendinë ose do t’ju thithë gradualisht të gjithëve, në gropën e zezë skeptike për të mos dalë më prej saj, ose do t’ju kthejë si me ‘shkop magjik’ në emigrantë të lodhur, sepse ky është qëllimi final, ose t’ju nënshtrojë me presione e marrëzi duke ju ngulur, qoftë edhe te neveritur, përballë televizorëve që sigurojnë miliarda nga varfëria juaj ose duke ju imponuar të largoheni nga vendi të varfëruar në ekstrem e të dëshpëruar e pashpresë për veten tuaj e sidomos për të ardhmen e fëmijëve tuaj..!

Ky duket se është plani, strategjia, udhëzimi nga lart të mbështetur nga disa shumë larg nga ne që e bëjnë këtë gjë vetëm për interesat e vendit të tyre, për t’jua shitur sapunin për djathë e duke ju kompleksuar si ‘antiamerikanë’ që të mbyllni gojën e të mos reagoni, pra duke jua shitur Modelin e së Keqes si model Suksesi, duke ju detyruar ndërkohë të shikoni të uritur e të ccoroditur ëndrra të tmerrshme, duke nxitur pa e carë fare kokën antiamerikanzimin në popullin më promaerikan të Europës!!??

Madje nëse për ndonjë moment, dikush do të zgjohej nga kjo ëndërr e keqe, do tju nxisin të grindeni, të fillojë sherrin e sharjet me njëri tjetrin, mundësisht duke filluar goditja nga ai që jua prishi ëndrrën e keqe e mundësisht duke nisur me të gjithë bateritë e fuqinë tuaj kundër më të aftit, pra nga ai që ju tregon të vërtetën, duke e cilësuar atë si më të poshtrin, më të ligun, më të pamëshirshmin që ju prishi ëndrrën e së Keqes që po kthehej në Model suksesi!

Dhe si bëhet kjo?! Shumë thjesht:

Sa herë ‘guida suprem’ e injorant bën ndonjë zullum, marrëzi apo veprim tinzar e hileqar, del ushtria e gardistëve agresivë, klientelistëve mediokër/injorantë e sharlatanëve të paguar majmërisht (shikoni listën e pagave të majme që rrodhi në media) që zullumet e marrëzitë e injorantit i cilëson si mjeshtëri e suksese të liderit suprem, të realizuara nga gjeniu e ‘biri i kurvës’ që po sakrifikon për të këtë popull, i cili sipas tij nuk e meriton atë dhe gjenealitetin e tij…!

Sa herë lideri injorant del në media në një intervistë të sajuar apo të planifikuar enkas deri në detaje nga Zyra e Dizinformimit të tij apo ushtarët e fake-informacioneve, dhe tregon pa i bërë syri tërr përralla e budallallëqe pafund, që krijojnë veçse neveri, shumë nga gazetarët e mirëpaguar, kërkojnë të na mbushin mendjen për fatin e madh që kemi që është ai në krye, i madhërishmi sulltani ynë! Tallje më të madhe të inteligjencës qytetare dhe neveri ekstreme zor se mund të dëgjohet në ndonjë media të Europës perëndimore…

Sa herë udhëheqësi global del në media apo takime të sajuara me karrike të vendosura në formë rrethore diellore apo gjysmë hëne ku janë ulur servilë e servile që dinë vetëm të nxehin duart duke i përplasur pa papushim e të miratojnë me lëkundje të kokës cdo marrëzi të tij, për të na mbushur mendjen se mbroçkullat e loja e fjalëve janë politikë e jashtme e niveli më i lartë i zgjuarsisë diplomatike, s’mbetet gjë tjetër veçse të marrësh masat e duhura nga vjellja e sigurtë…

Top-prezantim arrihet kur ‘lideri prestigjator’ del për ta na paraqitur ndonjë servil apo servile tipike që kërkon ta shesë si më i lexuari i 100-vjetëve te fundit apo si më e suksesshmja e të gjithë kohërave, që kanë bërë sakrificën e madhe duke u kthyer nga universitete prestigjioze të huaja, thjesht dhe vetëm për tju bashkëngjitur projekteve dhe ekipit të tij, gjë që do ta kishin zili edhe vendet më të zhvilluara të globit…

Por edhe kjo s’është asgjë, krahasuar me pozat e xhestekulacionet sensuale e perverse që bën ‘lideri injorant’ për të bindur publikun e qytetarët se mbrockullat e idiotësitë e mësuara për mëndsh e të thëna prej tij për ekonominë, financat, teknologjinë e re, janë arritjet më të mëdha në nivel global që as nobesistëve s’ju ka shkuar mëndja ti bëjnë pjesë të studimeve të tyre. Natyrisht e gjitha kjo krijon pështjellim e trazira qoftë edhe në barqet e boshatisura të shumicës së qytetarëve të uritur që për shkak pamundësive të ndryshme ende s’kanë pasur mundësinë të emigrojnë…

Kulmi arrin kur banda e sharlatanëve, sa herë që liderin gafaxhi e injorant, bën gafën e radhës, aq të madhe sa është e pamundur të maskohet, fillon ta paraqesë atë si gjenealitet e mençuri të rrallë, sikur injoranti e kishte bërë gafën qëllimisht, sikur qytetarët naïve s’e kishin kuptuar mirë se çfarë donte të thoshte sulltani ynë pervers e injorant dhe se i gjithë keqkuptimi ishte krijuar nga disa intelektualë që duhen burgosur apo media e portale që e kanë inat udhëheqësin kokëbosh dhe mezi presin që gjenealitetet e tij t’jua shesin qytetarëve si marrëzi e mbroçkulla…

Këto të gjitha, së bashku me shumë video e foto banale të përgatitura duke rruar shumë fonde marketingu, janë pjesë e një skenari sharlatanesk dhe e një teatri absurd të përditshëm për të kthyer modelin e së KEQES në model SUKSESI, për të mbuluar vjedhjet e pasurisë kombëtare e parave publike, për të maskuar pasurimin e bandës së hajdutëve, kriminelëve e trafikantëve në kurriz të varfërimit ekstrem të qytetarëve por natyrisht pa sukses!

Të gjithë këta duhen braktisur, duhen shpërfillur, sa më shpejt që të mos arrijnë tjua shpërlajnë trurin tërësisht të gjithëve duke zëvendësuar të vërtetat me gënjeshtra e mashtrime të trasha e banale! Sepse kanë programuar ta kthejnë vendin në një spital të madh psikiatrie ku gjysma gjoja ‘promaerikane’ shan, ofendon e sulmon gjysmën tjetër si ‘antiamerikane’; që as vetë psikiatrit amerikanë s’e kanë hasur ndonjëherë as në praktikë dhe as në teori një sëmundje të tillë! Braktisini sa më parë që të shpëtoni sa më shpejt nga marrëzitë e perversit që mburret si ‘bir kurve’ por edhe të sharlatanëve që e promovojnë, të mos ju mpihet pa kthim ai pak nerv i reagimit qytetar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here