Shano ironizon Bashën: Përrjashtohet kush mungon 3 herë në mbledhje, imagjino me kryetarin që humb 5 palë zgjedhje!

0
186

Dritan Shano, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan me ironi se më në fund PD po hyn në rrugë të mbarë.

Shano thekson se është njohur me gëzim dhe i lehtësuar me disa ndryshime serioze në rregulloren e Këshillit Kombëtar.

Ai shprehet se në këto ndryshime thuhej se çdo anëtar i cili mungon tri herë pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak në mbledhje përjashtohet nga Këshilli Kombëtar i PD – edhe pse mund të jetë i zgjedhur me votë nga anëtarësia.

Shano vlerëson se vetëm mund të imagjinohet se çfarë i ndodh tani atij Kryetari të PD i cili humb zgjedhjet pesë herë rresht për të njëjtat shkaqe dhe pa njoftim paraprak.

Postimi i Dritan Shanos:

Më në fund PD hyn në rrugë të mbarë. U njoha me gëzim dhe i lehtësuar me disa ndryshime serioze në rregulloren e Këshillit Kombëtar. Në këto ndryshime thuhej se çdo anëtar i cili mungon 3 herë pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak në mbledhje përjashtohet nga Këshilli Kombëtar i PD – edhe pse mund të jetë i zgjedhur me votë nga anëtarësia.

Imagjinoni se çfarë i ndodh tani atij Kryetari të PD i cili humb zgjedhjet 5 herë rresht për të njëjtat shkaqe dhe pa njoftim paraprak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here