Abazoviç dorëzon mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Malit të Zi: Gati për një qeveri të pakicës

0
124

Ditën e sotme është dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë se drejtuar nga Zdravko Krivokapiç.

Mocioni është dorëzuar nga lëvizja qytetare “URA” e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç.

Kjo nismë do të tregojë nëse qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, apo do te preferojnë modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”, thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Abazoviç ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike. Por, kryeministri Krivokapiç e kundërshtoi ashpër nismën, duke e cilësuar atë si mashtrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here