Një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, dhe tashmë po punohet për shurajen e flakëve.
Policia njofton se banesa e cila është përfshirë nga flakët ishte marrë me qera.
Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që tymi është përhapur dhe në banesat e tjera.
Njoftimi i policisë:
Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.