Reagimi i plote i UEFA-s sot pas ngjarjeve te diteve te fundit qe kane shenuar nje perplasje te forte mes kryebashkiakut Veliaj dhe kreut te FSHF Armando Duka.
“UEFA eshte thellesisht e shqetesuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbeshtetjen e saj ndaj Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, ne vijim te eksplozivit te vendosur ne banesen e tij.
Gjate muajve te fundit, ka patur disa raste te nderhyrje politike ne drejtimin e Federates shqiptare dhe ne procesin e saj demokratik zgjedhor, ne shkelje te hapur te Statuteve te UEFAs dhe kjo eshte qartesisht e paparanueshme.
UEFA ka qene ne komunikim te rregullt me Federaten Shqiptare te Futbollit gjate ketyre muajve per kete ceshtje dhe nje delegacion i nivelit te larte do vizitoje per kete arsye Shqiperine ne javet ne vijim, per te diskutuar ceshtjet aktuale dhe per te ngritur shqetesimin mbi organizimin e sigurte te finales se UEFA Conference League 2022 ne Tirane, pare nga zhvillimet e fundit.”