Basha “shpërblen” Roland Bejkon, ja posti që i ka caktuar

0
169

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë, Roland Bejko.

Lajmi është bërë me dije nga Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar kryetarët e degëve të PD-së në këtë qark se, Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik.

Më herët drejtues politik në Gjirokastër ishte Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Njoftimi i plotë

Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here