Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Belind Këlliçi ka shpërndarë fotografi nga protesta e qytetarëve të Tiranës, që duan të mbrojnë shtëpinë e tyre nga prishja.
Këlliçi thekson se qytetarët, edhe pse e diel, kanë dalë në protestë, sepse ata duan të mbrojnë me gjak e djersë, pronën e tyre.
Postimi i Belind Këlliçit:
Teksa e diela urtonte Tiranën, një protestë qytetare mbahej në bulevardin e saj. Një protestë nga ato që kërkojmë të gjithë t’i shohim por që pakkush i mbështet me pjesëmarrje e shumëkush i kritikon nga divani e kafeneja.
Sot ndodhi ndryshe. Banorëve të lagjes “5 maji” iu bashkuan bashkëqytetarë nga zona e ish Kombinatit dhe Paskuqani. I bashkon kauza, e drejta dhe arbitrariteti i shtetit të tyre.
Shqip flasin por qeveria nuk i kupton.
Cilat interesa mbrojnë Rama e Veliaj? Mesa duket jo të këtyre banorëve. Përndryshe sot do të ishin krah tyre.
Është kohë virozash. Dikush kollitet diku dhe qeveria i rri gatitu.