Një vajzë me aftësi të kufizuara i ishte bashkuar protestës që u zhvillua para Kryeministrisë. E reja, Enjola Duraku, është një nga banorët që rrezikon t’i prishet banesa nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe rikualifikimi urban.
E reja ka dhënë një mesazh për autoritetet qeveritare, ndërsa kujtoi se ajo po priste t’i rregullohej rruga tani do t’i prishin shtëpinë
“Kam kërkuar të drejtën time për rrugën mijëra e mijëra herë dhe një zgjidhje nuk më është dhënë. Nuk më jep zgjidhje për rrugën dhe tani më prish shtëpinë. Ku do të më çojnë mua vëllezërit e mi? Nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen të vijë dhe të më mbysë le ta bëjë. Shteti nuk më ka dhënë as shkollë, asnjë gjë dhe tani shtëpinë do të ma prishë! Turp të keni“, tha ajo