‘Që prej atij momenti nuk folën më kurrë!’, gazetarja zbulon arsyen e sherrit mes Ramës dhe Lubonjës, si u largua kryeministri nga emisioni

0
189

Gazetarja Rudina Xhunga ka rrëfyer një prej përballjeve më të vështira për të gjatë gjithë karrierës së saj.

 

Ajo tregon se si Rama u përfshi në një debat të ashpër me të ftuarin tjetër, Fatos Lubonjën dhe vendosi të ikte nga emisioni.

 

“Isha vajza e parë më vend që bënte një emision politik në RTSH dhe vij në Top Channel bëj Shqip. Shumë e vështirë, edhe tani emocionohem. Unë po i thoja të lutem ulu dhe vjen një moment që i thash ik po deshe, në atë moment. Më pas të nesërmen Rama pikturoi si djall Lubonjën. Ky ka qenë një moment jo i lehtë. Nuk më lodhi politika. Në kohën që isha,Topi ishte Tirana, ishte gjithçka“, tha Xhunga.

 

Më pas gazetarja shtoi se Rama që prej atij momenti nuk ka folur më me analistin Lubonja. Ky i fundit nuk i ka ndalur kritikat në drejtim të Ramës, edhe në këto 3 mandate të tij si kryeministër i vendit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here