Soreca për fushatën e Berishës: Nuk komentoj zhvillimet e brendshme të një partie

0
143

Nga Korça ku ishte me ministren e Bujqësisë, ambasadori Luigi Soreca u pyet për një koment për aktivitetin e Sali Berishës dhe pjesëmarrjen në fushatë edhe pse është shpallur non grata nga SHBA. Ai tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie. “Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here