“Lazarati 2014”, dënohen me 106 vite burg 10 të pandehur

0
181

lazaratNdonëse u hetuan dhe gjykuan nga krimet e rënda, askush nga të pandehurit nuk u cilësua kokë e trafikut të drogës. Të gjithë janë banor të Lazaratit që iu kundërvunë me armë policisë së shtetit gjatë ndërhyrjes së saj për të pastruar fshatin nga droga

Alma Çuka

Mbyllet  në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda procesi gjyqësor kundër dhjetë të pandehurve  të parë të dosjes Lazarati 2014. 104 vite burg dha gjithsej gjykata për të pandehurit. Ndërkohë që përfitojnë të gjithë nga gjykimi i shkurtuar. Vendimi erdhi pas 20 seancave gjyqësore të zhvilluara dhe në fund 3 orë këshillimi mes anëtarëve të trupit gjykues. Procesi ndaj të pandehurve nisi në korrik 2015. Gjatë leximit të dispozitivit gjyqtari relatues deklaroi fajësinë e një prej personave më të atakuar për ngjarjet e Lazaratit, Gate Mahmutaj, duke e dënuar me 18 vite burg. Porn ë aplikim të gjykimit të shkurtuar, Gate Mahmutaj do të vuaj vetem 12 vite burg. Ai është cilësuar  nga gjykata si organizator i rezistencës me armë ndaj forcave të policisë në qershor të vitit 2014, kur nisi edhe operacioni masiv për pastrimin e Lazaratit nga kanabisi. Ndërkohë i pandehuri Arjan Bashau dënua me 17 vite burg.  Me nga 12 vjet burg secili, u dënuan të pandehurit Ramadan Basha dhe Engliend Aliko. Ndërkohë Matias Boçi dhe Altea Haska u dënua me nga 11 vjet burg secili.  Një dënim më të ulët, me nga 7 vjet burg secili gjykata dha për të pandehurit Klajdi Karemani, Lorenc Bregu dhe Vandam Mahmutaj djali i Gate Mahmutajt. I vetmi i pandehur që u dënua me 2 vjet heqje liri nga Gjykata e Krimeve të Rënda ishte adoleshenti Drini Aliko. Nga këto masa dënimi, të githë të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit pasi dosja e tyre është shqyrtuar në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Mohimi i akuzave

Gjatë 20 seancave gjyqësore të pandehurit kanë mohuar akuzat e ngritura. Ata janë shprehur se nuk kanë qenë pjesë e ndonjë grupi të organizuar, por kanë kultivuar drogë ashti si gjithë bashkëfshatarët e tjerë. Grupi i Gate Mahmutaj ishte i vetmi që u hetua dhe gjykua nga krimet e rënda. Ndërkohë që në të gjithë seancat ata janë shprehur se vetëm e kanë shitur në treg drogënm duke mos dhënë emra të kokave të këtij trafiku. Pas operacionit të Lazaratit  policia arriti të arrestoi ta paktën 150 banorë të fshatit, por në asnjë rast nuk u njoftua për kokat e rjeteve të organizuara që e blinin drogën tek banorët. Vetë të pandehurit dhe avokatët mbrojtës, mohuan akuzat duke kërkuar pafajësi nga gjykata. Ndërsa pak javë më parë ishin prokruorët që lexuan pretencën për 10 të pandehurit e parë, duke kërkuar dënimin në total të të pandehurve me 112 vjet burg. Të 10 të pandehurit janë pjesë e grupit të parë të dosjes së Lazaratit, të cilët për disa ditë nuk lejuan forcat e rendit të hyjnë Brenda në fshat për të asgjesuar paracelat e mëdha të hashashit. Ndërkohë procesi gjyqësor për pjesën tjetër të dosjes, është veçuar dhe po vazhdon gjykimin e zakonshëm.

Akuzat

Të pandehurit akuzohen si pjesëtarë të një grupi të strukturuar criminal. Ata u deklaruan fajtor për akuzat e  “Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë” dhe “Kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Të pandehurit u arrestuan  qershorin e vitit 2014, në kohën  kur Policia e Shtetit ndërmori aksionin për të thyer mitin për fshatin e Lazaraitit i cili prej vitesh kultivonte lëndë narkotike. Kjo gjë hasi në rezistencën e banorëve të cilët sulmuan policinë për disa ditë me radhë derisa në fund disa prej tyre me në krye Gate Mahmutajn arritën

 

Dënimi për të pandehurit

Gate Mahmutaj 12 vite burg

Arjan Basha 11.4 vite burg

Ramadan Basha 8 vite burg

Matjas Boçi 7.4 vite burg

Klajdi Karemani 8 vite burg

Alteo Haska 11 vite burg

Vandam Mahmutaj 7 vite burg

Drini Aliko 2.8 vite burg

Lorenc Bregu 7 vite burg

Englied Shametaj 12 vite burg