Reforma e dështuar e drejtësisë në Shqipëri, Vasili pas deklaratës së Eurodeputetes: Prononcim shumë objektiv dhe parimor

0
109

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit në media të deklaratës së Eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon-Taubadel për vetingun në sistemin e drejtësisë në Shqiperi.

Ai ka sjellë në shenimin e tij një reagim të dy vjetëve më parë në lidhje me këtë çeshtje dhe ku e quante të pavend vetingun dhe të papranuar në Kosovë dhe Maqedoni dhe shtronte pyetjen se pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental?

Ja postimi i plotë i Vasilit.

Sapo lexova prononcimin shume objektiv dhe parimor te Eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon-Taubadel per Vetingun ne Shqiperi.

Te nderuar miq po ju risjell edhe nje here shenimin tim ne FB te dy vjeteve me pare ne 23 janar 2020.

Ja postimi i dates 23.01.2020.

” Vetingu i pavend dhe papranuar në Kosovë dhe Maqedoni, po pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental?

Vetingu i konsideruar i pavend dhe i papranuar ne Maqedoni dhe se fundmi ne Kosove u imponua fort ne Shqiperi edhe duke neglizhuar dhe anashkaluar shqetesinet madhore te Komisionit te Venecias per rreziqet e medha te Vetingut.

Keto rreziqe u provuan katercperisht.

Shqiperia thjesht u perdor si nje vend per eksperimente.

Po ju sjell me poshte qendrimet per Vetingun ne drejtesi ne Kosove dhe Maqedoni sipas partnereve nderkombetare te ketyre vendeve.

Sot Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgen Andreës në sesionin e diskutimit lidhur me rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Z.Andreës e quajti te papershtashem Vetingun dhe tha se :

“Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe se Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që ta sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve.”

Pak jave me pare Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar e ka deklaruar te panevojshem Vetingun ne drejtesi dhe ka thene:

“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim përmirësimin e gjykatës nga brenda.

Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit.

Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë.”

Të njëjtën gje ka deklaruar edhe vetë kryeministri Zoran Zaev:

“Me të vërtetë nuk është momenti për veting. gjyqësori jonë.Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me te vërtetë, s’kemi nevojë për këtë,”– tha Zaev.

Ndersa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se:

“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here