Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë në fshatin Granitna, ku janë vrarë dy emigrantë grek.
Mediat greke bëjnë me dije se emigrantët grekë në Ukrainë u vranë nga ushtarët e ushtrisë ukrainase.
Sipas Ministrisë së Jashtme në Greqi, përveç vdekjes së papritur të dy emigrantëve, dy grekë të tjerë u plagosën rëndë.
Autorët e vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase që janë përleshur me grekët. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar shpjegim nga homologu i tij ukrainas përkëtë ngjarje të rëndë.
“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy mërgimtarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore. Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përleshur për një arsye të parëndësishme me mërgimtarët e mësipërm. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.