Takoi Berishën, Veliaj i vendos 12 milionë lekë gjobë banores së ‘5 Majit’

0
184

Është hakmarrë shpejt Erion Veliaj ndaj banores së zonës së ‘5 Majit’ në Tiranë që takoi ditën e djeshme liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shkuar dhe i ka vendosur 12 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje.

Gjoba është vendosur për Laureta Nikollin, banesa e së cilës do të shembet me 22 shkurt.

Sipas banores, gjoba është vendosur për t’i bërë presion me qëllim që të mos kundërshtojë vendimin e bashkisë dhe të firmosë kontratën e dhurimit që i ka ofruar Bashkia e Tiranës.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here