Deklaratat e Lulzim Bashës një ditë më parë se ishte i pranishëm teksa u tërhoq litari për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, u bënë virale në rrjetet sociale.
Ironia dhe memet vërshuan ngado. Ndërkohë deputeti Edi Paloka ka ironizuar me këto komente.
“Hajde se anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe ndërtimin e Rrugës së Kombit ia “hoqëm” Berishës për 8 vite e t’i atribuuam ty për të të rritur në sytë e opinionit, po të dalësh tani se paske “tërhequr” dhe litarin për të rrëzuar bustin …!!!
Nuk të duket se e ekzagjeron pak?! Jo për gjë po të paktën të kishe veshur pantallona të gjata se ai shkurti i ‘91 ka qenë pak i ftohtë për të dalë me pantallona të shkurta…!” shkruan Paloka.