Mungonte hyrja e Kromwellit mbi kalë në komisionin mbi plehrat!

0
145

Nga Artan Fuga

 

Komisioni hetimor për djegien e plehrave dje arriti kulmin e vet! Sa mirë kanë menduar pikërisht të na e shfaqin në televizion!

 

Zbavitje dhe trishtim i madh! Rast studimor i një komunikimi kaotik!

 

Gjithçka midis estradës, showt televiziv pas përfundimit të BB vip, fushatës elektorale të sforcuar për zgjedhjet e 6 marsit, garës “ciklistike” midis atyre që hodhën gaz mbi ata që shqepën xhamat me qysqi, konfliktit të interesit, sherrit mes deputetëve, sharjeve, fyerjeve, mungesës së respektit për institucionin e Kuvendit dhe për njeri tjetrin, dhe qershia mbi tortë kur Veliaj i thoshte kryetares së komisionit : “shefe Jori” dhe “gocë Samiu”, dhe kur zonja kryetare i kërkonte ta thërriste “zonja Tabaku” duke iu thënë dëshmuesve që talleshin se nëse e keni takuar, e njihni filanin dhe fistekun, a thua se këtu qendronte puna!

 

Perlë kur kryetari ynë tha edhe se gjatë pandemisë, meqë qytetarët rrinin në shtepia dhe nuk shkonin në punë, e bënin qytetin më pis se zakonisht! Cfarë talljeje!!! Hidhnim maskat dhe shiringat nëpër rrugë!

 

Asgjë e re veç atyre që ka nxjerrë media, dhe habia sesi njëri më pas habitej si Erionin nuk kishte ardhur SPAKU ta arrestonte aty në sallë, a thua se aty mësoi SPAKU ato që aty hidheshin dhe priteshin! Imagjinoni se kanë menduar teatralizimin në maksimum: Një trokitje, një shkelm derës, dhe inspektorët e SPAKU-t vinin, tërhiqnin zvarrë Lalin nëpër dysheme nën kamerat televizive, dhe gjithçka do të hynte në histori si ato episodet kur Kromwelli hynte në parlamentin anglez dhe shpupuriste deputetët!

 

Dhe të gjitha këto nën emrin tonë si qytetarë që nuk ndërtojmë pallate!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here