Beqiri: Komisioni Hetimor show politik, po përfitojnë të dyja palët

Avokati Idajet Beqiri, komisionin hetimor të ngritur për incineratorët e ka konsideruar si një show mediatik.

Në një intervistë për RTV Ora tha se me ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, të dyja palët edhe pozita dhe opozita po përfitojnë.

Nga ana tjetër thotë se po ndiqet rruga e duhur për zbardhjen e aferës së incineratorëve, ku tashmë në pranga ka rënë dhe ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Idajet Beqiri: Është një debat që ka qenë i hapur. Problemi është se tashmë po e merr një drejtim dhe ky është një drejtim për mirë dhe do dalë e vërteta. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një vepër penale që e kanë kryer persona të caktuar apo kemi të bëjmë me një vepër penale të cilën e kanë kryer persona të caktuar apo kemi të bëjmë me një vepër penale e cila ka frymëzim brenda vetëqeverisjen e këtij vendi apo vet qeveria ka qenë e interesuar të kryejë një aferë e tillë në emër të një pune të madhe, që është pastrimi i qyteteve.

Në këtë aspekt them se është futur në shinat e duhura zgjidhja e një problemi. Nuk do të konsideroja zgjidhje të duhur këtë që po bëhet në Komisionin parlamentar, madje kjo është politike, ku të dyja palët janë të interesuara që ta bëjnë këtë shoë sepse të dyja palët do të përfitojnë prej saj. Njëra palë siç është opozita të cilës i duhet më shumë se kurrë që të mbahen fort pas kësaj akuze sepse janë të përçarë, dhe po marrin përfitimet e veta. Ka gjetur mbështetje edhe tek pozita që do të pastroj veten nga ato akuza dhe po i jepet rasti tashmë që t’I thotë të gjitha të vërtetat.  

Ai tha se çdo gjë në shtetin tonë bëhet në bazë të marrëveshjes, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, që në 2017 nënshkruan marrëveshje.

Idajet Beqiri: Ne në këto 30 vite kemi futur një mënyrë të vepruari, të drejtuari, e cila është bazuar tek dy tre persona, të cilët i kanë pasur të gjitha pushtetet në dorë. Po patën marrëveshje dy kokat e politikës çdo gjë bëhet. E kemi bërë shtet të marrëveshjeve, por një shtet i marrëveshjeve kurrë nuk mund të jetë i qëndrueshëm dhe kurrë nuk sjellë pasoja pozitive. Një vend e mban vetëm shteti ligjor.

Beqiri: Komisioni Hetimor show politik, po përfitojnë të dyja palët

Rama: Nuk njoh as Klodian Zoton dhe

Beqiri: Komisioni Hetimor show politik, po përfitojnë të dyja palët

‘Ku janë 420 mln €?!’/ Berisha i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko