Ndërkohë që forcat ruse janë futur në Ukrainë duke e pushtuar thuajse plotësisht shtetin fqinj, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij për ditën.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.
Video u publikua nga Kremlini pak orë pas nisjes së sulmit, që sipas Rusisë është një “operacion special”, për të shpëtuar civilët e shtypur në të vetëshpallurat Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.
Nga ana tjetër derimë tani raportohen dhjetra të vrarë më territorin ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky thotë se forcat e armatosura të vendit të tij po zmbrapsin sulmet në zonën e Donbasit të Ukrainës lindore, si dhe në pjesë të tjera të vendit. Në të kundërt, Rusia thotë se ka hasur pak rezistencë.
Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.