Përmbaruesit zbarkojnë në FSHF, bllokohet asambleja e 2 marsit

0
192

Ditën e sotme përmbaruesit kanë zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i kërkuar të ekzekutojë vendimin e Gjykatës për të ndaluar asamblenë e 2 marsit.

Sipas burimeve të Faxweb.al bëhet me dije se vendimi është ekzekutuar nga studio Basha& I shpk dhe mban datën 22 shkurt, ndërsa përmbaruesja që e ka firmosur është Farije Istrefi.

Përmbaruesit kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF.

Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit.

Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here