Një letër e hapur për qytetarët e mi!

0
119

Nga Gersa Rrudha

Te nderuar qytetarë të Lushnjës!

Në fillim dua të shpreh për ju një konstatim të sinqertë, por domethënës.

Gjatë gjithë këtij muaji, ne kemi ndjerë jo një herë, por disa herë praninë e urtë dhe entuziaste të liderit historik të demokratëve zotit Sali Berisha. Ai është ulur me ne të rinjtë, është ulur me fermerët, blegtorët, me njerëzit e ndershëm të qytetit tonë, ndryshe nga liderët e kandidatëve të tjerë, që vetëm shkarazi ose asfare nuk kanë denjuar të vijnë e të ulen me qytetarët lushnjarë.

Ky është shembulli që duhet të kemi të gjithë parasysh kur të shkojnë të votojmë. Përkujdesja dhe respekti I treguar ndaj qytetit tonë,është shenja më e mirë se si do qeveriset në të ardhmen, ndaj ne me plot zërin mund të themi: Po, diferenca je ti zoti Sali Berisha.

Gjatë gjithë këtij muaji, duke u perpjekur t’a përcjellim mesazhin tonë sa më pranë jush, duke shkuar rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi, në fshat e nëpër komuna, kudo ku kam parë shkatërimin dhe degradimin e bashkisë sonë, kam pyetur veten: Me ç’sy e faqe arrijnë të na kërkojnë votën socialistët pas gjithë kësaj katrahure që kanë sajuar gjatë gjithë këtyre viteve?  A do të mundet vallë të na gënjejë përsëri arroganca dhe neglizhenca e tyre djallëzore? Unë them jo, e do të doja që edhe ju në 6 marss të thoni njëmijë herë jo, jo, dhe jo.

Po për fshatarët dhe blegtorët të katandisur aq keq derisa të jenë në zgrip të falimentimit, çfarë mund të premtojnë ata vallë, përveçse një ironie të hidhur e një sarkazëm shpërfillëse? E gjithë fuqia e tyre duket është e bazuar te propaganda. Na thonë se ata do të jenë shërimi, se ata do bëjnë transparence për cdo lek të harxhuar, se janë për të punuar dhe se do të fillojnë nga puna menjeherë, që pas datës 6 Mars. Po si mundet t’i besohet përsëri kësaj tallje deri në paftyrësi, kur pas 15 viteve deti I babëzisë dhe paftësisë së tyre ka lënë në breg veç llum, harrim e korrupsion, të certifikuar e të dënuar me burg.

A ka ardhur çasti vendimtar ta shqyejmë më 6 mars këtë vello propaganda që na ka zënë sytë? Unë them që po, e iu kërkoj të gjithëve ti bashkoheni thirrjes sime: A do shqyejmë apo jo? Po,po, dhe po, me çdo kusht dhe me çdo sakrificë!

E dimë që skamja dhe varfëria janë ulur këmbëkryq mes nesh. Po ashtu dhe mosbesimi ndaj politikës, e dimë se i ka larguar përherë njerëzit nga votimi ose i ka shtrënguar ata ta shesin votën për do pak lek. Por në emër të rinisë, në emër të së ardhmes, në emër të bijve tuaj, iu kërkojmë të thoni mjaft më, mos na e shisni votën, mos na e shisni shpresën, dhe dua që edhe ju të thoni bashkë me mua më 6 mars: kurrë, kurrë, kurrë më.

Në fund do të doja t’u thoja dy fjalë edhe vëllezërve tanë demokratë, me të cilët kemi ndarë aq shumë vjet betejash krah njëri-tjetrit. Vota dhe protestat janë armët tona në demokraci. Pas aq shumë protestash vota është kthyer në shpëtimin tonë të vetëm.

A duam të fitojmë apo jo? Edhe njëherë, a duam të fitojmë apo jo?

Ne e kemi ndjerë me sytë tanë përkrahjen massive të lushnjarëve, edhe sondazhet tregojnë se së bashku fitojmë kudo mbi socialistët. Ne nuk duam të zihemi kot me me njeri-tjetrin siç thonë, as të harxhojmë energji të kota mes vëllëzërish të të njejtit ideal, ne duam të fitojmë dhe të gjithë së bashku është e sigurt që fitojmë. Le të bashkohemi atëherë të gjithë qytetarët dhe demokratët lushnjarë në një votë të vetme, duke iu premtuar sekretari i ardhshëm i bashkisë do të jetë edhe kryetari juaj.

Për ne nuk ka tre kandidatë në garë, për ne ka vetëm një kandidat: Elton BANO, përsëri Elton BANO, dhe përsëri Elton BANO.

Përpara drejt fitores!

*Gersa Rrudha, FRPD ‘Shtëpia e Lirisë’, Lushnjë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here