Lefter Maliqi: Basha do të dështojë thellë në të gjashta bashkitë. Pas 6 marsit do të lind opozita reale

0
112

Ish-deputeti Lefter Maliqi, është shprehur se zgjedhjet e 6 marsit janë më shumë sfidë politike sesa zgjedhje për interesa të mëdha.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Maliqi shprehet se Lulzim Basha do të dështojë në 6 bashkitë.

Lefter Maliqi: Këto zgjedhje më shumë janë sfidë politike sesa zgjedhje për interesa të mëdha sepse janë zgjedhje të pjesshme.  Kryetari i marrë peng futet në zgjedhje për të vazhduar lojën, për të marrë peng PD. Basha do të dështojë thellë në të 6 bashkitë.

Ai tha se “Shtëpia e Lirisië” do të dalë mbi PS dhe mbi të gjitha partitë, ndërsa shtoi se Lulzim Basha edhe pse do të humbë nuk do të japë dorëheqjen sepse qëllimi i tij është të mbajë karrigen.

Lefter Maliqi: Nuk diskutohet që do dalë i treti në të 6-ta bashkitë. Shkodra është e marrë nga Shtëpia e Lirisë, pavarësisht manovrave që do bëjnë ditën e zgjedhjeve. Në 2 ose tre bashki Shtëpia e Lirisë do fitojë. Opozita do të dalë mbi PS në të gjitha partitë. Marsi do të ketë zhvillime. 

Pas 6 marsit do të lind opozita. Basha është shumës seria. Edhe pse do të dalë i treti në zgjedhjet e 6 marsit do të thotë se tani fillon beteja. I gjithë qëllimi i tij është të rrijë në atë karrige. Basha nuk sjellë kurrë fitore në PD. Basha nuk jep dorëheqje por do ta heqim. Ai vet nuk ikën vet. Kundërshtari politik nuk është PD, por Rama dhe Basha. Bravën dhe vulën e ka vet Rama.  Shpresoj që 6 marsi të sjellë surpriza, por jam i bindur që bashkimi i votave të nxjerrë të 6 bashkitë PD fituese.

Ndër të tjera ai tha se Basha është një lider që nuk ngjallë shpesë, ndërsa theksoi se  është i marrë peng nga Edi Rama dhe Gjorgj Soros

Lefter Maliqi: Basha është i kapur peng edhe nga Rama edhe nga Soros-si. Jam i bindur seopozita e vërtetë është “Shtëpia e Lirisë”. Data 7 mars do të jetë një ditë ndryshe. Si mund të ketë të ardhme Lulzim Basha, kur ai ishte bashkë me LSI-në, bashkë me Ndokën, bashkë me gjithë aleatët e tjerë dhe Sali Berishën dhe humbi zgjedhjet. Si mund të vijë Basha në pushtet vetëm? Të gjithë të larguarit tani janë afruar te Shtëpia e Lirisë. 

Tani do të lind një frymë e re e opozitës. Qytetarët s’kanë pasur dëshirë të votojnë sepse nuk kishte opozitë. Basha ishte lider që nuk ngjallë shpresë. Basha të gënjen sy më sy. Berisha nuk i lë njerëzit në rrugë, Ilir Meta nuk i lë njerëzit në rrugë. Janë opozitë reale ndaj Edi Ramës. Luli s’ka parë asnjë herë interesat e demokratëve. Berisha është person frymëzues, njeri që ka bërë ndryshime, njeri që është mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë. Berisha bëri mirë që u rikthye.  Po mbështetet nga të rinjtë, nga LSI dhe nga të gjithë.

Ai theksoi se: Opozita vjen në pushtet nëse ka frymë, lider, bashkim vlerash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here