Bardh Spahia vazhdon të kryesojë në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” , ndër 146 kuti të numëruara nga 250 në total, ka marrë 44,48% të votave, ndryshe 12,508 vota, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KQZ.
Ai pasohet nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 39,79% të votave ose 11,189 vota.
I fundit në garë ka mbetur kandidati i përzgjedhur nga Lulzim Basha, Xhemal Bushati, me 15,74% ose 4,426 të votave.