Lulzim Basha iu përvodh gazetarëve dje duke deklaruar se po reflekton për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, kur doli forcë e tretë politike në vend.
Por nuk është hera e parë që Lulzim Basha deklaron se do të reflektojë pas çdo humbje, por në fund nuk largohet.
Kjo ishte humbja e gjashtë elektorale për të, por Basha edhe pas kaq ditësh, kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe deputetëve të tij po i kërkojnë largimin flet për reflektim.
Deputeti Edi Paloka ka postuar videon virale të Bashës, i cili thotë se do reflektojë pas çdo humbje.
“Kur “reflekton” L.B, përfundimi dihet; bëhemi gati për “reflektimin” e radhës,” shkruan ai.