Prokuroria e Krimeve të Rënda e mbështetur dhe nga sektori i krimeve të rënda në policinë e shtetit kanë vënë në pranga një punonjës të Shërbimit Informatv Shtetërorë. Është vënë në pranga Florian Bushi, i akuzuar për përfshirje në grupet kriminale. Burime nga organ i akuzës bëjnë me dije se oficeri ISHISH ka bashkëpunuar me grupe kriminale duke u dhënë informacione sekrete. Punonjësi i SHISH sipas prokurotrit BlerimTominaji ishte vënë prej kohësh në survejim se informonte individë me preçedentë kriminalë në qytetin e Fierit duke u treguar lëvizjet e kundërshtarëve dhe informata për shmangjen e tyre nga arrestimet e policisë. Nga hetimet rezulton se oficeri i SHISH ka dhënë informacione për ngjarjen e ndodhur në Fier, ku u vra Denis Kasajdhe u plagosën dy miqtë e tij Klement Kastrati dhe Elton Margariti. Ndësa për sa i takon çështjes së vrasjes së Gazmend Çollakut, prokurori Tominaj dhe Ardian Çipa kanë deklaruar se është duke u punuar intensivisht për të zbardhur dinamikën dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët.