“Kur proteston quhesh pro-rus, ndërsa ata që këndojnë quhen pro-ukrainas”, Kikia: Asnjëra prej tyre nuk është turp, turp është të vjedhësh!

0
187

Nga Mentor Kikia/

Sa turp për ata që kanë turp nga protesta dhe koncerti
Disave në këtë vend u vjen turp, se disa shqiptarë protestojnë, pasi duhej të ishin solidarë me Ukrainën dhe duhej të rrinin në heshtje.
Disave u vjen turp që disa shqiptarë të tjerë shkojnë në koncert, pasi, sipas të njëjtës logjikë, duhej të mbanin zi, sepse në Ukrainë po bëhet luftë.
Ata që protestojnë konsiderohen si pro-rusë.
Ndërsa ata që këndojnë, aforfe, mund të quhen pro-ukrainas.
Qeveria është në të “drejtën” e saj të intimidojë protestuesit(nuk di të ketë qeveri në botë që të jetë e lumtur, kur poshtë dritares ka çdo natë mijëra njerëz që i kërkojnë llogari).
Por mua më vjen turp nga një shpurë njerëzish që prodhojnë opinion publik dhe që ndjehen kaq të turpëruar nga ata që protestojnë.
Po more po, njerëzit kanë të drejtë të protestojnë sa herë tu teket, për çdo gjë e në çdo kohë!
Njerëzit kanë të drejtë edhe të këndojnë, kurdo që tu këndohet.
Mbështetjen pro popullit të Ukrainës ne e deklaruam dhe deklarojmë një mijë mënyra dhe s’kemi pse ta nisim ditën, çdo ditë, me mesazhe vajtimi.
Unë nuk e pëlqej këtë Malumën(madje tani e dëgjova për herë të parë), por po të ishte një këngëtar i preferuar i imi, do të shkoja në koncert në darkë edhe pasi të kisha qenë në protestë në drekë. Sepse protestues nuk është profesion, sikundër të dëgjosh muzikë nuk është herezi.
Herzi e bëjnë ata që duan ta ndajnë popullin me dhunë, në pro-rusë dhe në anti-rusë.
Pro-rus dhe anti-rus, pro-ukrainas dhe anti-ukrainas, nuk mund të jetë një njeri i vetëm, apo një grusht njerëzish. E tillë mund të jetë vetëm një qeveri që dikton politikat.
Tek e fundit, të jesh pro-rus dhe anti-rus, pro-ukrainas dhe anti-ukrainas nuk është vepër penale, apo krim.
Të protestosh nuk është krim!
Të shkosh në koncert nuk është krim!
Krim dhe vepër penale është të vjedhësh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here