Media britanike: Rusia përdor raketa hipersonike për herë të parë gjatë luftimeve në Ukrainë

0
110

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka përdorur raketa hipersonike për herë të parë në luftime, shkruan Mirror.

Ajo tha se forcat ruse kishin shkatërruar dje një depo raketore ukrainase në rajonin Ivano-Frankovsk.

Përdorimi i këtyre armëve është shenja më e fundit se Vladimir Putin po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar ndërsa ushtria e tij lufton për të kryer pushtimin e tij të paligjshëm të Ukrainës.

Detajet rreth operacionit mbeten të pakta, por Rusia është mburrur më parë për arsenalin e saj të armëve hipersonike.

Sulmi besohet të jetë kryer duke përdorur raketa Kinzhal, të cilat pretendohet se kanë një rreze veprimi prej rreth 2,000 km.
Shpejtësia dhe aftësia e tyre për të fluturuar ulët i bën ata “të padukshëm” për shumicën e sistemeve të mbrojtjes kundër raketave dhe ato janë të afta të mbajnë koka bërthamore, thonë ekspertët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here