Enkelejd Alibeaj mund të jetë personi me më shumë detyra në politikën shqiptare. Vitin e fundit ai ka marrë një sërë postesh njëri pas tjetrit në Partinë Demokratike.
Këtë të hënë atij iu ngarkua edhe detyra e drejtimit të Partisë Demokratike pasi ishte nënkryetar i saj. Pak kohë më parë Basha i besoi Alibeajt, detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rrushajt.
Përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit Alibeaj u “gradua” nga Basha is drejtues politik i qarkut të Shkodrës pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.
Kjo detyrë iu shtua edhe pse si deputeti i Fierit ai drejtonte qarkun e Fierit pas disnacimit të Luan Baçit dhe më pas u delegua si kryetar i degës së PD-së për Vlorën pas shkarkimit të Genc Deromemajt.
Funksionet e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike:
- Kryetar
- Nënkryetar
- Deputet
- Anëtar Kryesie
- Kryetar i Grupit Parlamentar
- Drejtues politik i qarkut të Fierit
- Drejtues politik i qarkut të Shkodrës
- Kryetar i PD-së Vlorë