Ish-kryebashkiakja e PD në Shkodër, Voltana Ademi tha se Lulzim Basha gjatë kohës që ka qenë në krye të kësaj partie nuk ka marrë përgjegjësitë që i takonin.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora Neës, Ademi theksoi se shumica e anëtarëve të PD janë në lëvizje për të bërë ndryshim në këtë parti, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të ringrihet.
Voltana Ademi: Basha nuk ka marrë përgjegjësitë që i takonin. Po të ulemi të shohim atë që ndodh në PD, të baza e PD, bashkimi është evident, tek njerëzit që kanë mësuar nga vuajtja, mos besimi dhe mos respektimi i tyre. Ne Anëtarësia është ajo që bën PD. Janë njerëzit që e bëjnë PD. Shumica e anëtarëve të PD është për një lëvizje dhe për një ndryshim, kjo është e dëshmuar. Ne nuk duhet të mbështetemi në atë që është një bashkim mekanik.
Ne duhet të kthejmë kokën nga njerëzit. Mendoj që të gjithë që po pengojnë bashkimin e PD po bëjnë shumë gabim. Kjo është parti e njerëzve të lirë dhe e njerëzve të lirë. Në momentin që anëtarët e PD në territor të bëhen bashkë. Ne jemi një anëtar një votë. Duhet të mësojmë që të hapim partinë. Ai apo ajo që do të marrin përgjegjësinë e drejtimit, apo të marrin përgjegjësinë e fitores dhe të humbjes.
E pyetur se çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nga kreu i PD, Ademi tha: Unë mendoj se PD dhe Komisioni i Rithemelimit të vijojnë procesin për të arritur atë që është qëllimi ynë. Kushdo të bashkohet mund të bashkohet. Çdo diskutim tjetër jashtë saj është humbje kohe.